Flash News

E-TJERA

“Alo, mbërrite në Dubai”, dyshime për arratisjen e Agasit apo operacion i dekonspiruar?

“Alo, mbërrite në Dubai”, dyshime për arratisjen e

Një postim i gazetares Anila Hoxha ka ndezur dyshime lidhur me vendndodhjen e Ergys Agasit, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga SPAK.

“Alo, mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin”, shkruan Hoxha në Facebook, një reagim ironik që mund të interpretohet si një aludim se Agasi mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë, konkretisht në Dubai, përpara ose menjëherë pas veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Përveç dyshimeve për një largim të mundshëm, postimi ngre pikëpyetje edhe për një dekonspirim të mundshëm të operacionit të SPAK, duke shtuar paqartësitë mbi ekzekutimin e urdhër-arrestit.

Nga ana tjetër, SPAK nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi operacionin e zhvilluar në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t dhe as mbi vendndodhjen e Agasit.

Ndaj Mirlinda Karçanajt, drejtoreshë e AKSHI-t, është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Urdhër-arrest është lëshuar edhe për biznesmenin Ermal Beqiri.

Të fundit