Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet Këshilli për mandatet, shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Xhaçkës

Mblidhet Këshilli për mandatet, shqyrtohet kërkesa për

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të shqyrtuar mocionin e demokratëve lidhur e heqjen e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, pas marrjes së statusit të investitorit strategjik nga bashkëshorti i ministres.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit për Xhaçkën me argumentin s ministrja përfiton nga të ardhurat që rrjedhin nga prona e marr prej bashkëshortit të saj, çka e bënë Xhaçkën të jetë në shkelje të Kushtetutës si deputete dhe ministre e qeverisë Rama.

“Kjo është pasuri e ministres Olta Xhaçka. Për efekt të zbatimi të ligjit, konfliktit të interesit në rast se aksionet apo pjesë në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur që konsiderohet bashkëshortit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit. Çdo aksion i regjistruar në emër të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, për efekt të zbatimit të ligjit konsiderohen në emër të ministres Olta Xhaçka. Ministrja është aksionere në vlerë të barabartë me bashkëshortin e saj për çdo pasuri të vënë pas martesës. Që do të thotë ministrja ka 50% të fitimeve nga veprimtaria fitimprurëse lidhur me këtë pronë”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi nga demokratët të bëjnë me dije burimin e të ardhurave të ministres. Kundërpërgjigjia erdhi nga Gazment Bardhi i cili e quajti të pavlerë pyetjen e Ballës, duke i kujtuar Kushtetutën.

Balla: A ka fituar Olta Xhaçka një qindarkë dhe nëse po si e ka marrë me cash, bankë apo kriptomonedha?

Bardhi: Pyetja është shumë pa sens sepse zakonisht fitimet nuk janë vetëm në monedhë. Në fakt ajo që thotë Kushtetuta është fitimi i të ardhurave dhe veprimtarive fitimprurëse me pronat shtetërore. Ministrja gënjeu në seancë. Shoqëria investuese sugjeron ta përdorë ekskluzivisht në shërbim të këtij hoteli që do të ndërtohet ku do të ofrohen shërbime të cilësisë së lartë. Për këtë arsye thotë vendimi, ndryshe nga sa gënjeu ministrja, su7bjekti përfiton nga reduktimi i TVSH, sepse subjekti ka ndërtuar një shoqëri të dedikuar.

Të fundit