Flash News

DITARI POLITIK

"Ç'të ka hyrë mo vlla"/ Mandati i Xhaçkës ‘ndez’ debate, Balla ‘përplaset’ me Bardhin, ndërpritet mbledhja

"Ç'të ka hyrë mo vlla"/ Mandati i

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputeti demokrat Gazment Bardhi janë përplasur në Këshillin për Mandatet pas pyetjet që Balla i drejtoi demokratëve lidhur me akuzat e hedhura ndaj Olta Xhaçkës si përfituese nga statusi i investitorit strategjik që fitoi bashkëshorti i saj.

Ishte Balla që i përmendi Bardhit Berishën i cili i ka akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa demokrati ndërhyri duke agravuar situatën. Socialisti i kërkoi të mos ndërhyjë në fjalën e tij ose në të kundërt do të mbyllë mbledhjen.

Bardhi vijoi me replikat nga vendi, çka bëri që të kishte tension mes dy deputetëve. Kryetarja Lindita Nikolla kërkoi të bëhej 5 minuta pushim deri në qetësimin e situatës.

DEBATI:

Balla: Ju thoni gjithçka unë nuk iu ndërpreva. Pyetja ishte qartë. Veprimtaria fitimprurëse. Fitimi është i matshëm me para kapital.. Nuk shkon kështu.

Nikolla: Mos ndërhyni. Është duke folur kur të vijë radha juaj.

Balla: E di që s’e keni seriozisht këtë punë, po mësohuni me rregulla. Po më ndërpreve dhe njëherë tjetër, kjo mbledhje ndërpritet. Qetësohu! Se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor.

Bardhi: Nuk më bën njeri mua bashkëpunëtor me ty.

Balla: Qetësohu mor djalë, ça ke?

Bardhi: Mu drejtove zotëri më përmende Saliun..

Balla: Po ta mbaroj more tani. (Ndërhyn Bardhi) Po mirë mo mirë. Zonja kryetare, unë mendoj që zotëria të qetësohet.

Nikolla: Nuk mund të ndërhysh si sufler nga vendi.

Balla: Qetësohu. Po ça të ka hy mo vlla.

Bardhi: Qetësohu ti se s’je i qetë.

Balla: S’të kam parë ndonjëherë kështu. Ai po ndjehet i vrarë, ça të bëj unë i shkreti.

Të fundit