Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Berisha

Zbardhen vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ku po diskutohen mënyrat për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pas vendimit të “Apelit” që “zhbëri” vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke bërë që “vula” e PD-së t’i mbetet Alibeajt.

Sipas burimeve pranë Politiko, është vendosur që "të mandatohet kryesia e partisë për koalicionin me të cilin do të hyhet në zgjedhje".

Kujtojmë se Berisha e quajti vendimin e gjykatës për “vulën” e PD-së si një përpjekje të Edi Ramës për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. Sipas asaj që Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, revolucioni paqësor do të vijojë deri në fitoren e plotë dhe largimin e Ramës nga pushteti.

 

Të fundit