Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i gjykatës për vulën e PD, Berisha: Rama, hakmarrës primitiv

Vendimi i gjykatës për vulën e PD, Berisha: Rama, hakmarrës

Ish-kryeministri Sali Berisha  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u ndal në vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e PD, duke thënë se ai ishte një vendim i Edi Ramës, që siç theksoi Berisha është një hakmarrës primitiv.

Berisha u shpreh se Rama është një armik i egër i pluralizimit politik shqiptar. Më tej Berisha bëri edhe një përshkrim të rrugëtimit të PD që nga rithemelimi i saj.

“Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD, që ndiqni sonte me interes të veçantë këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar e thirrur kjo për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, si hakmarrës primitiv ndaj kësaj force politike që në këtë periudhë, rreth 1 vit e gjysëm ja doli të rithemelojë, rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri.

Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë.

Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria“, tha Berisha.

Më tej Berisha u ndal edhe tek skandali McGonigal, duke theksuar se ai eshte gjobëvënës vetëm për ti forcuar pushtetin Edi Ramës.

Lideri i PD u shpreh se “Edi Rama është në hetim të thellë, është kufomë politike dhe asgjë nuk e shpëton atë, aq sa mund të shpëtojë të korruptuarin McGonigal”.

“McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhje ai.

McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë.

Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte.

Pra, as në romanet e Markezit, në realizimin fantastik të tij, skenarë të tillë nuk mund te gjenden, por ty them ju, kryeskenaristi ishte Edi Rama, sepse këtu gjithçka bëhej për ti marrë, për ti forcuar pushtetin e Edi Ramës, pasi nën pushtetin e tij, mafia kishte hapësira të pakufizuara. Ky tradhtar i kombit amerikan kishte hapësira të pakushtëzuara”, theksoi nder te tjera Berisha.

Të fundit