Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli ndaj Benard Ndrecës, Berisha: Atentat i mirëfilltë politik, terrorizëm shtetëror që synonte eliminimin e tij

Tritoli ndaj Benard Ndrecës, Berisha: Atentat i mirëfilltë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në mjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Berisha tha në një deklaratë pë mediat nga selia blu, se sulmi ndaj Ndrecës është një akt i mirëfilltë terrorizimi shtetëror, që kishte si synim eliminimin e tij. 

"Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik. Benard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij. Terroristë shtetërorë sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 01:15 të mëngjesit, tritolin në makinën e tij.

Benardi tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një ekzploziv të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës, por fatmirësisht vetë ai shpëton nag ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist Edi Rama inaguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve ku një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo organizohet atentat për likuidimin e tij", tha Berisha.

Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për eksplozivin e vendosur ndaj Ndrecës, teksa dënoi sjelljen e tyre militanteske.

“Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.

Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti", deklaroi Berisha.

Të fundit