Flash News

E-TJERA

Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, shpërthimi ndodhi kur Ndreca hipi në mjet

Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës,

Kreu i Partisë Demorkatike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, ka rënë pre e një sulmi me tritol.

Mjeti i tij ka shpërthyer pasi sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e përparme të tij. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pasi Ndreca kishte hipur në mjet të cilin e kishte parkuar pranë banesës.

Nga shpërthimi Ndreca nuk është lënduar, por ka vetëm dëme material. 

"Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Shpërthimi vjen tre ditë para nisjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Të fundit