Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi i tyre u përjashtua nga platforma, reagojnë Gjekmarkaj dhe Xhaferaj: I qëndrojmë kërkesës

Propozimi i tyre u përjashtua nga platforma, reagojnë Gjekmarkaj dhe

Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, ishin dy deputetët që kishin propozuar të njëjtën kërkesë: ai person i cili ka konsumuar dy mandate në krye të PD dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare, të mos kandidojë më për kreun e partisë.

Në konferencën për shtyp, gjatë prezantimit të platformës për bashkim, Enkelejd Alibeaj u shpreh se propozimi i dy demokratëve ishte rrëzuar.

Gjekmarkaj dhe Xhaferaj, të pyetur nga ABC News, kanë reaguar lidhur me përjashtimin që iu është bërë propozimit të tyre nga platforma e bashkimit të PD.

Gjekmarkaj shprehet se si Berisha ashtu edhe Basha, janë të dy përgjegjës për situatën në të cilën PD ndodhet sot. Teksa shprehet se partia si nj aset kombëtar nuk mund të sakrifikohet për egot e askujt, Gjekmarkaj shton se me pjesën tjetër të platformës është dakord.

"Unë kam propozuar që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejtën për të garuar për kryetar të PD-së. Kjo prek Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si autorë direkt të gjendjes ku është sot PD. Një parti aset kombetar nuk mund të sakrifikohet për egot e askujt sado të pafundme, komike a tragjike të jene ato. Unë nuk i kam këerkuar një hap pas Lulzim Bashës por dorëheqje të pakushtëzuar e të parevokueshme,duke e falenderuar për gjithçka ka bërë për PD-në. Luzim Basha nuk na bëri nder duke u tërhequr. Ai e kishte detyrim. Një gjest që duhet vlerësuar si mbajtje përgjegjësie. Keshtu dhe shumica e grupit. Unë nuk jam tërhequr nga qëndrimi që një person i shpallur non grata nga SHBA të rikthehet në grup, jo rikthim”, theksoi Gjekmarkaj duke shtuar se “për pjesën tjetër e mbështës platformën e paraqitur nga Alibeaj. Unë jam deputet i PD dhe nuk bëj pjesë në asnjë grupim as tek Basha as tek Berisha për të cilët mirënjohja do ishte e pafundme nëse tërhiqen në heshtje për një kohë të gjatë. Demokratët dhe shqiptarët u kanë dhënë mjaft atyre, pushtet, mundësi, kohe ! Tani boll më! Nuk janë gjeni, nuk janë hyjni, nuk bëjnë magji. Të tregohen të sinqertë dhe ta lënë PD të bashkohet dhe të marrë rolin që i takon si force opozitare që ndryshon veten dhe Shqiperine duke mundur Edi Ramën dhe mazhorancën socialiste. Një copë pak më e madhe me Sali Berishën dhe një tjetër e vogël me Lulzim Bashën thjesht e vdesin opozitarizmin dhe PD-në paçka se ata mund të vegjetojnë personalisht në teatrin e politikes", ka thënë Gjekmarkaj.

Edhe Xhaferaj i qëndron të njëjtit mendim si Gjekmarkaj. Ai bën përgjegjës për krizën në PD të dy, Berishën dhe Bashën, teksa thekson se me rëndësi është ringritja e një PD-je për të fituar.

"Dokumentin që ka qarkulluar e kam gjetur të paplotë në një nga elementet thelbësore qe ka të bëjë me dhënien e zgjidhjes se problematikës së krijuar në PD. Situata ne PD para dhe pas 6 Marsit ekspozon se z. Berisha dhe z. Basha janë pjese e problemit dhe për rrjedhoje nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes për bashkimin, por ç’ka është më e rendesishmja edhe per te ardhmen e një PD qe ndertohet per te fituar. Une qartasi kam propozuar shtimin e nje pike qe qarteson se: te drejtën për të kandiduar e ka cdo demokrat [anëtar i PD-së]që plotëson kriteret e përcaktuara, përveç kandidatëve të mundshëm të cilët kanë mbajtur për dy mandate pozicionin e “Kryetarit të PDSH-së”, dhe/ose që nuk kanë fituar në dy Zgjedhje për Kuvend, gjatë kohës kur kanë mbajtur pozicionin e “Kryetari të PDSH-së", ka thënë Xhaferaj.

Të fundit