Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtohet propozimi i dy demokratëve/ 32 deputetë mbështesin platformën e Alibeajt, mes tyre edhe Basha

Përjashtohet propozimi i dy demokratëve/ 32 deputetë

Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferi propozuan në platformën e bashkimit që të shtohej edhe një pikë, sipas së cilës ata kërkonin indirekt moskandidimin e Berishës dhe Bashës si kryetar partie.

Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, teksa prezantoi platformën, tha se kishte pasur edhe propozime që Berisha të mos ishte pjesë e grupit parlamentar. AI shtoi se çështjet në fjalë do të mbeten të hapura për diskutim, por nuk janë në plan të parë.

“Që të përjashtohen nga PD çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkua shumicës së grupit të PD-së”, tha Alibeaj.

Platforma e bashkimit e prezantuar nga Alibeaj është mbështetur nga 32 deputetë, ku listës iu shtua së fundmi edhe Xhelal Mziu: 

Agron Gjekmarkaj

Alfred Rushaj

Andia Ulliri

Arbi Agalliu

Bledion Nallbati

Dashnor Sula

Dhurata Çupi

Emilia Koliqi

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano Tase

Fation Veizaj

Ferdinand Xhaferraj

Flamur Hoxha

Flutura Acka

Gazment Bardhi

Greta Bardeli

Helidon Bushati

Ilda Dhori

Jorida Tabaku

Kastriot Piroli

Krehsnik Collaku

Lefter Gështenja

Lindita Metaliaj

Lulzim Basha

Merita Bakiu

Oriola Pampuri

Ramadan Lika

Saimir Korreshi

Seladin Jakupllari

Zef Hila

Zheni Gjergji

Xhelal Mziu

Të fundit