Flash News

Ditari i Opozitës

Platformë me autorësinë e Yuri Kim? Alibeaj: Është e anëtarëve të grupit parlamentar

Platformë me autorësinë e Yuri Kim? Alibeaj: Është e

Platforma për bashkim e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, ka marrë mbështetjen e 31 deputetëve demokratë, sikurse ka cituar kreu i grupit parlamentar.

I pyetur nëse platforma mban autorësinë e ambasadores amerikane Yuri Kim, Alibeaj tha se në fakt autorësia i takon anëtarëve të grupit parlamentar dhe e demokratëve që ata përfaqësojnë.

“Autorësia e kësaj platforme është e deputetëve të PD, anëtarët e grupit parlamentar ata të cilët citova. Autorësia është e të gjithë demokratëve të përfaqësuar prej deputetëve, votuar më 25 Prill”, tha Alibeaj.

Nëse po luan ose jo një standard të dyfishtë me ish-kryeministrin, sa i përket akuzave që kanë hedhur për zgjedhjet e Rithemelimit në degët e PD, Alibeaj tha se me Berishën nuk janë raste të ngjashme.

“Jo unë, por të gjithë deputetët por edhe kryetarët në detyrë të degëve të PD, kanë nxjerrë këtë shqetësim që është proces i njëanshëm dhe përjashtues. Është shqetësim i tyre i sjellë. Nuk është e njëjta gje me rastin e Berishës. Ai nuk është anëtarë i grupit parlamentar, në momentin kur është konstituuar në legjislaturën e Parlamentit”, shtoi Alibeaj.

Të fundit