Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasjet tek MEK/ Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Të bëhet një hetim urgjent

Përplasjet tek MEK/ Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Të

Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë, me urdhër të SPAK, në kampin e MEK të muxhahedinëve në Manzë.

Berisha i bëri thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, NATO-s dhe institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për ngjarjen e sotme, që sipas tij turpëron Shqipërinë.

Berisha: Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme. Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit.

Të fundit