Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Gjekmarkaj te Salianji dhe aleatët, deputetët që kundërshtuan bojkotin e Alibeajt

Nga Gjekmarkaj te Salianji dhe aleatët, deputetët që

Enkelejd Alibeaj njoftoi një ditë më parë se grupi i tij nuk do të ishte i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit, ku do të votohet për presidentin e ri.

Linjës së Alibeajt nuk i janë bashkuar një pjesë e demorkatëve, të cilët kanë vendosur të paraqiten në seancën e sotme plenare ku do të votohet kandidati Bajram Begaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në Kuvend kanë mbërritur deputeti Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferri, aletaët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka.

Po ashtu në seancën e posaçme plenare do të jenë edhe deputetë të LSI, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Monika Kryemadhi.

Të fundit