Flash News

Ditari i Opozitës

Votohet për Presidentin, Salianji dhe Mediu refuzojnë kandidaturën e PS: Nuk marrim pjesë në votim

Votohet për Presidentin, Salianji dhe Mediu refuzojnë

Kuvendi do të mblidhet për të votuar kandidatin për President, Bajram Begaj. Ndërsa deputetët kanë mbërritur në Kuvend, mes tyre edhe deputetë nga PD.

Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se PD po mban pasojat e rëna nga bojkoti, duke thumbuar Enkelejd Alibeajn i cili njoftoi se nuk do të ishte në seancë. Salianji tha se nuk do të marrë pjesë në votim, por PD nuk duhet ta bojkotojë Kuvendin.

“PD është jo vetëm e djegur, po po mban pasoja të rëna nga bojkotet. Kam qenë kundër uljes me të Edi Ramës, por PD nuk mund të bojkotojë parlamentin. Është për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD që nga naiviteti. Nuk fituam asgjë nga ky proces, Rama nuk lëshon gjë, e nxori presidentin nga zarfi tij. Duke qen se është proce si njëanshëm nuk do marr pjesë ne votim. Nuk do të ketë pjesëmarrje në votim. Unë nuk do të marr pjesë në votim”, tha Salianji.

Ndërsa Fatmir Mediu, në emër të aletaëve të opozitës, u shpreh se akti i votimit është antikushtetues sepse nuk pati një proces konsultues, teksa deklaroi se nuk do të marrin pjesë në votim.

“Në emër të kolegëve të mi Shehi, Shehu, Duka dhe Dule: Kemi insistuar të ketë një proces konsultues. Për fatin e keq veprimet kanë qenë tërësisht të jashtme. Veprimi është antikushtetues. Nuk kemi asgjë me kandidatin. Po qëndrimi ynë është që nuk do të votojmë, nuk do të marrim pjesë në votim”, tha Mediu.

Të fundit