Flash News

Ditari i Opozitës

Krerët e degëve në takimin e Kolegjit të Kryetarëve: Largimi i Bashës nuk është zgjidhje

Krerët e degëve në takimin e Kolegjit të Kryetarëve:

Disa nga krerët e degëve të PD-së kanë propozuar të ngrihet një komision i përbashkët që të çojë në bashkimin e partisë.

Luan Hoti, kryetar i Degës së Durrësit ka thënë gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve se demokratët nuk duhet të përçahen, por të bashkohen. "Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi."

Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta tha se Basha dhe Berisha po e mbajnë PD e ndarë, e për këtë duhet një zgjidhje. "Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashke, nuk mund te gjenj nje zgjidhje ju te dy? Ju jeni dy kokat qe e mbani Pd te ndare, mund te na jepni nje zgjidhje per demokratet? Une nuk jam për dorehqejen, ja ike ti, cfare zgjidh? Ju mund te zgjidhni dy grupe per te gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjeter pervce juve. Ju e niset, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratet. Demokratet i kane sy nga ju, ju mund te na nxirrni nga ky ferr."

Bujar Vreto kryetar i PD dega Librazhd tha: "Duhet të bëjmë një platformë përbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni Këshillin Kombëtar, ndoshta edhe kuvendin në prill, por nuk e gjykoj të arsyeshme dorëheqjen në këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës."

Të fundit