Flash News

Ditari i Opozitës

Kolegji i Kryetarëve/ Kapllanaj: Kanë frikë të flasin kundër Berishës, të krijojmë një komision për të bashkuar demokratët

Kolegji i Kryetarëve/ Kapllanaj: Kanë frikë të flasin

Në takimin e Kolegjit të Kryetarëve, është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në PD, sidomos pas humbjes së 6 marsit ku Partia Demokrate nuk fitoi asnjë bashki.

Kryetari i Komanduar i PD dega Fier, Agron Kapllanaj, ka thënë gjatë mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve se zgjidhja e vetme për bashkimin e partisë është krijimi i një komisioni të përbashkët.

Ai tha se në rast se foltorja nuk e pranon, atëherë komisioni do të drejtojë PD-në deri në zgjedhjet për kryetarin. Kapllanaj shtoi gjithashtu se vendimi i 9 shtatorit për ish-liderin e PD Sali Berisha mbetet i pandryshuar.

"Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet qe ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kane frikë të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë. Rruga më e thjeshtë është të hapim garë ne PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor."

Të fundit