Flash News

Ditari i Opozitës

Hapen kutitë e votimit në Njësinë Nr. 8/ Basha humb në ‘shtëpinë’ e tij si Ramiz Alia në '92

Hapen kutitë e votimit në Njësinë Nr. 8/ Basha humb në

Në Njësinë nr. 8 janë hapur kutitë e votimit me votat e anëtarëve që kanë votuar referendumin e shkarkimit të Lulzim Bashës.

I pranishëm ishte Indrit Hoxha, i cili për ‘Zona Zero’ tregoi ‘live’ hapjen e kutive të votimit dh votat që po bëhen gati për numrin. Hoxha u shpreh se në njësinë nr. 8, të cilën ai e konsideroi edhe ‘zemrën e PD-së’, kanë votuar 774 anëtarë nga 1.170 që ka e gjithë dega.

“Njësia 8 është shtëpia e deputetit Lulzim Basha, e ish-nënkryetares Tabaku. Zona zgjedhore e kreut të grupit parlamentar të Rrushajt. Është zemra e PD-së. Është njësia ku u rrëzua Ramiz Alia në vitin 1992 nga kjo njësi e Tiranë, që fatkeqësisht PD gjatë këtyre viteve të fundit ka marrë rezultatin më të dobët në luftën 30-vjeçare. Nga 1.170 anëtarë që ka dega kanë votuar 774 anëtarë”, deklaroi Indrit Hoxha.

Ndërkohë që ka përfunduar procesi i numërimit dhe janë zbardhur rezultatet e votimit në disa degë të PD-së në rrethe:

Dega Gjirokaster

Votues 1014, Pro 1000 kunder 11, pa vlefshme 3.

Dega Memaliaj

Votues  206, pro 202, pa vlefeshme 4.

Dega Tepelene.

Votues 155, pro 154, pa vlefeshme 1

Dega Permet

Vorues 255, pro 251, te pa vlefeshme 4.

Dega Kelcyre

Votues 204, pro 201, Kunder 1, abstenim 1, pa vlefeshme 1.

Total

Votues 1834, pro 1808, kunder 12, absenim 1, pa vlefeshme 13

Të fundit