Flash News

Ditari i Opozitës

Bordi i qeverisë rrit sërish naftën, Berisha: Do paraqesim paketën për çmimin e karburanteve

Bordi i qeverisë rrit sërish naftën, Berisha: Do paraqesim

Kryetari i PD, Sali Berisha në një komunikim ‘live’ me qytetarët në rrjetet sociale foli edhe për rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës.

Berisha deklaroi se javën e ardhshme PD do të paraqesë paketën e saj për cmcimet e karburanteve, ndërsa kërkoi edhe reagim nga shqiptarët.

“Unë i ftoj shqiptarët të reagojnë ndaj naftës e cila është një nga faktorët më ndëshkues të atyre qindra, mijëra familjeve që kanë vetura, por dhe të atyre që nuk kanë vetura. Ngrihuni qytetarë, mos pranoni këtë ndëshkim i cili shpreh dhe një urrejtje, se Edi Rama këtë e ka bërë se, këta kanë dhe të ua marrim.

I garantoj se, ne do të vendosim atë regjim fiskal i cili bën të mundur që nafta në Shqipëri të shitet njëlloj si në Kosovë dhe Maqedoni e asnjë qindarkë më shtrenjtë. Kemi përgatitur paketën dhe javën që vjen e paraqesim edhe njëherë para publikut. Ekspertët dhe specialistët dhe deputetët tanë kanë punuar dhe do ju njohin me të.

Por ama kjo kërkon edhe reagim qytetar.  Kjo kërkon që para se të detyrohen të kalojnë te parmenda se nuk e prenoton dot traktorin apo autokombajnën, fermeri të dalë të bllokojë rrugët, qytetari të dalë me makinë e tij të bllokojë rrugët, të protestoje. Qytetari të protestojë për çmimet që rriten”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit