Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezantoi kandidatin për bashkinë e Durrësit, reagon PD: Kandidatë të shtëpisë së Ilirit

Berisha prezantoi kandidatin për bashkinë e Durrësit, reagon PD:

Partia Demokratike ka reaguar pas fushatës që ka nisur sot ish-kryeministri Sali Berisha, i cili  prezantoi  kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Durrësit, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, Ardian Mukën.

Berisha prezantoi kandidatin për bashkinë e Durrësit, reagon PD:

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike shkruan se Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët dhe sipas tyre, kandidatin e "shtëpisë së Ilirit" përfaqësojnë presidentin Meta dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Reagimi më tej shton se ish-kryeministri dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI-së, ndonëse u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh më asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013-ën. Sot po bën të njëjtën gjë.

Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!

Të fundit