Flash News

Ditari i Opozitës

"Rithemelimi" nis fushatën, Berisha prezanton kandidatin për kryetar të Bashkisë Durrës

"Rithemelimi" nis fushatën, Berisha prezanton kandidatin për

Ish-kryeministri nuk ka pritur datën 14 shkurt për nisjen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri Berisha bëri me dije më herët se takimi i parë do të zhvillohej në Njësinë Administrative Sukth, paraditen e sotme në orën 11:00.

Gjatë këtij mitingu Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se e ambiciet e qeverisë, që sipas tij është shndërruar në një qytet betoni, tejkaluan çdo parashikim.

“Një qeverisje që së bashku me qeverinë vendore e shndërroi Durrësin në kryeqytetin e betonit të Shqipërisë. Në një qytet, që në njërën anë ke banorët e tij më të civilizuar, në anën tjetër ke bandat e qeverisë që punojnë kundër qytetarëve dhe për llogari të qeverisë. Ambiciet e qeverisë për Durrësin tejkaluan çdo parashikim…Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën të lidhur me njëri-tjetrin, kurse kjo qeveri, në mënyrën më të papërgjegjshme, në një nga aferat më të mëdha korruptive në Evropë, duke kërcënuar kafshatën e 12 mijë familjeve, për ta shndërruar 800 mijë metra katrorë, në një zonë ndërtimesh. U tha për Omarin, po tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për larjen e parave të drogës.”

Të fundit