Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Xhaferraj i ‘kërkon llogari’ për përmbytjet, Rama i shmanget përgjegjësisë: Nuk e shpall gjendjen e emergjencës

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj thirri në interpelancë kryeministrin Edi Rama për situatën e përmbytjeve në vend. Sipas deputetit, përmbytjet ndodhën për shkak të hapjes së HEC-eve.
Ai i renditi Ramës një sërë pyetjes që lidheshin me kërkesën për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, vlerësimin e dëmeve dhe ndihmën e parashikuar për banorët.
“Nisur nga kjo situatë vërtet kritike, vecanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, me përgjegjësi të lartë politike dhe qytetare, vendosi të ndërmerrte dy veprime konkrete, gjithnjë në favor të interesit publik dhe kurrësesi me qëllim përfitim nga një fatkeqësi në kurriz të qytetarëve tanë.
Së bashku me kolegët e grupit, ne kërkuam zhvillimin e kësaj interpelance urgjente me kryeministrin, për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me situatën e përmbytjeve në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve shtetërore.
Po ashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 174 të Kushtetutës dhe nenit 39 të ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
E di që pas meje, kryeministri do të vijë këtu, dhe sic i është bërë zakon, do të lëshojë një batërdi sharjesh dhe fyerjesh ndaj deputetëve të opozitës, si njerëz pa fe e pa atdhe, por ajo që ka rëndësi për ne ta dinë qytetarët është se kjo opozitë, ky grup parlamentar qëndron në mbrojtje të interesit të tyre, e në këtë rast të jetës, shëndetit dhe pronave të tyre.
Por, kryeministri duhet të vijë këtu dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve për qytetarët shqiptarë:
1. A kishte informacione dhe të dhëna qeveria shqiptare nga Departamenti i Meterologjisë, pranë Institutit të Gjeoshkencave, dhe Shërbimi Meterologjik Ushtarak, lidhur me reshjet e pritshme të datës 20 Nëntor e në vijim?
2. Nëse po, cilat ishin masat e marra nga qeveria shqiptare për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve tanë?
3. A u bënë shkak për përmbytjen e zonave të nën-Shkodrës hapja e portave dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic deklaroi prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni?
4. Pse nuk u lajmëruan familjet që prekeshin nga përmbytjet si rezultat i shkarkimeve të hidrocentraleve që të merreshin masat e nevojshme, përfshirë evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë?
5. A ka qeveria shqiptare sot një inventar të plotë të shtëpive, tokave, arave me të mbjella, bagëtive, pallateve, akseve rrugore të përmbytura apo të dëmtuara nga vërshimi i ujit dhe përmbytjet?
6. A ka bërë qeveria shqiptare një vlerësim paraprak të dëmeve materiale të shkaktuara qytetarëve?
7. Ministri i Mbrojtjes, Peleshi ka përsëritur disa herë që qeveria iu ka akorduar bashkive një fond prej 10 mln dollarë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por ndërkohë nuk thuhet nëse ky është një fond për të gjitha bashkitë apo për secilën bashki më vete. Megjithatë, nga vlerësimi paraprak i kryer nga ana juaj, a është ky fond i mjaftueshëm për përballimin e dëmeve të shkaktuara?
8, Nga të dhënat që dispononi, a pritet që situata e motit, e për rrjedhojë edhe niveli i reshjeve të përkeqësohet në ditët në vijim? Nëse po, cilat janë masat e marra nga ana juaj apo që do të merren në ditët në vijim?
9. Cilat janë projektet apo investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës?
10. A ka vlerësuar qeveria shqiptare mundësinë e transferimit të banorëve, të cilët jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet, në zona më të sigurta? Nëse po, cilat kanë gjetjet e këtij vlerësimi dhe cilat janë masat e marra?
11. A do të shpallë qeveria gjendjen e fatkeqësisë natyrore sipas kërkesës së bërë nga deputetët e PD-së, që do t’i mundësojë institucioneve mjetet dhe masat adekuate për t’iu përgjigjur situatës?”-tha Xhaferraj.
Në përgjigje, Rama tha se nuk janë kushtet për shpalljen e gjendjes së emergjencës. Ai hodhi akuza ndaj opozitës, duke i etiketuar “kusarë”, ndërsa u shpreh se në kohën e qeverisjes demokratike, situata e përmbytjeve ishte më e rëndë.
“Meqë do ta marr fjalën dhe njëherë tjetër, përgjigjen se ku është çeta e kusarëve do tua jap shumë të plotë sot. Ndërkohë që për sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë asnjë lidhje me situatën aktuale.
Nuk dëshiroja të hyja në krahasime, por meqë hytë ju në krahasime, i qëndroj asaj që ndatë bujarisht me publikun sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për gjithë zonën e perëndimit si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës, ajo ishte e vërtetë dje, është e vërtetë sot. Këtë herë nuk ka asnjë lidhje me kaskadën, fare, zero, zero dhe 4 mijë që sollët ju nuk është vetëm për Shkodrën, por për gjithë zonën dhe Lezhën”, tha Rama.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56