Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘i reciton’ Kuvendit aktakuzën për 45 minuta, braktis mocionin me debat mbi skandalin ‘McGonigal’

Rama ‘i reciton’ Kuvendit aktakuzën për 45 minuta, braktis

Mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama i thirrur nga opozita, lidhur me skandalin ‘McGonigal’, u mbyll ende pa nisur, me largimin pa shpjegim të Ramës. Kryeministri e nisi mocionin që prej fillimit me fyerje dhe ofendime ndaj opozitës.

Rama iu drejtua disa herë deputetëve të opozitës duke i quajtur “jashtëqitje” dhe “kana li ujërave të zeza”, ndërsa nga ana e kryeparlamentares Lindita Nikolla nuk u mor asnjë masë ndëshkuese.

“Gëlon shënjtan budallëku, pisllëku dhe maskarallëku. Foltore më foltore, kanal më kanal rrjet më rrejt e filxhan më filxhan e kanë mokolepsur tërë shoqërinë. Kjo nuk është politika, por versioni i turpshëm.

Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht.

Jeni thjesht një jashtëqitje masive e ndarë në gjysmë. Flisni bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, kërcënoni, sajoni protestoni hidhuni përpjetë sa të doni, por skeni për ta pasur më”, deklaroi Rama nga Kuvendi.

Po ashtu, kryeministri teksa fliste mbi aktakuzën amerikane për çështjen ‘McGonigal’, iu drejtua deputetit Edi Paloka me fjalor fyes duke i thënë “Mbyllini ato kanale kur vini këtu”.

Pavarësisht pyetjeve të parashtruara nga deputetët demokratë, Rama nuk bëri asgjë tjetër veçse lexoi aktakuzën amerikane me të cilën opionioni publik është njohur prej një muaji. Pas 45 minutash fjalim, Rama vendosi të braktisë Kuvendin duke mbyllur interpelancën.

Të fundit