Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali ‘McGonigal’, Rama flet nga Kuvendi: Nuk ka lidhje as me shtetin shqiptar, as me mua

Skandali ‘McGonigal’, Rama flet nga Kuvendi: Nuk ka lidhje as me

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të interpelancës që opozita kërkoi lidhur me çështjen ‘McGonigal’, duke folur për herë të parë nga Kuvendi mbi çështjen.

Rama deklaroi nga foltorja se skandali i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe as me kryeministrin, duke akuzuar se procesi po përdoret për t’u shfrytëzuar politikisht.

Rama tha se nuk ka asnjë akuzë ndaj tij në dosjen hetimore, përveç raportimit të takimeve që McGonigal ka pasur me kryeministrin.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligarkun rus Deripaska.

Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”, tha Rama.

Të fundit