Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër mblidhet bordi, Rama ultimatum: Kush nuk vendos çmimin e miratuar, humbet pikën e karburantit

Nesër mblidhet bordi, Rama ultimatum: Kush nuk vendos çmimin e

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nesër do të zhvillohet mbledhja e parë e bordit të administrimit.

Në takimin me furnizuesit e naftës, Rama tha se shoqata e furnizuesve të naftës do të duhet të paraqesë nesër 5 emra që do t’i bashkohet tryezës së bordit të administrimit. Në konsensus, bordi do të vlerësojë dhe në fund do të vendosë një çmim që do të jetë i njëjtë për të gjitha pikat e karburanteve.

Rama paralajmëroi se nëse një pikë karburanti vendos çmim tjetër nga ai që ka miratuar bordi, do të humbasë pikën.

“Brenda paradites së nesërme të na bëni me dije 5 përfaqësuesit e bordit kombëtar. Nesër pasdite bodi do të mblidhet. Si mbledhja e parë mirë do të jetë të jetë me prezencë fizike, pastaj çdo ditë bordi do të mblidhet me Zoom. Dhe të gjithë të tjerët që dëshirojnë të ndjekin mund të hyjnë të ndjekin. Furnizuesit dhe të gjithëve në fund do të jepet çmimi në tabelë. Nuk do të ketë asnjë tabelë që të ketë një çmim që nuk është miratuar nga bordi. Nëse do ta bëjë këtë do të humbasë pikën e karburantit. Dua t;iu informoj se ne si qeveri, Ministria e Infrastrukturës do të angazhohet për të   e vet duke përdorur ‘Alb Petrol’ për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija”, u shpreh Rama.

Të fundit