Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takon grosistët e naftës: Brenda 24 orësh gati Akti Normativ, ngrihet Bordi i Administrimit

Rama takon grosistët e naftës: Brenda 24 orësh gati Akti

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ministren e Infrastrukturë dhe Energjetikës Belinda Balluku, po zhvillojnë një takim me furnizuesit e naftës, për të diskutuar mbi masat që do të merren pas rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera.

Rama bëri me dije se plani masave do të bëhet publik para së hënës, ndërsa brenda 24 orëve do të kalohet Akti Normativ, që i lejon qeverisë të ndërhyjë në administrimin e ligjit bashkë me furnizuesit e naftës. Në kuadër të aktit do të ngrihet edhe një bord kombëtar i furnizimit me karburant.

Pjesë e bordit do të jenë, përfaqësuesit e qeverisë, ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, drejtori i Tatimeve, Enton Duro, drejtori i Doganave Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësues të cilët do të përcaktojnë çmimet.

“Në asnjë rast tjetër dhe për asnjë arsye që nuk quhet luftë ky takim s’do të kishte ndodhur. Sepse nuk është absolutisht as detyra, as përgjegjësia, as mundësia e qeverisë në një sistem demokratik ku Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut, që të ndërhyjë në çështjen e çmimeve. Brenda 24 orësh do të kalojmë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit, bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant. Planin e masave do ta bëjmë publik përpara të hënës do ta bëjmë publik. Asgjë më shumë se çfarë ju duhet që të mbështesni dhe të ndihmoni popullin shqiptar. ne do të kalojmë brenda 24 orëve një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e ligjit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant”, tha Rama.

Të fundit