Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në vjeshtë Kongres për llogaridhënie/ Propozohen tre sekretarë të rinj, kujt i besohet detyra

Në vjeshtë Kongres për llogaridhënie/ Propozohen tre

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Kongresit t’i shtohen edhe tre sekretarë të tjerë.

Konkretisht, kryeministri hodhi propozimin që detyra e Sekretares së Organizimit t’i besohet Blerina Gjylametit, ajo për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji, ndërsa Sekretar për Emigracionin Laert Duraj.

“T’i propozojmë Kongresit të kemi tre sekretarë të tjerë. Për çështje që kanë të bëjnë me riorganizimin e brendshëm dhe punën e partisë, mendova se do më duroni dhe një herë tjetër. Sic dhe ju e keni parasysh, në Kongresin e mëparshëm kur bëmë zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit, e lamë që do ti lihej një kohë dhe më pas do të bëhej votëbesimi, kështu që besoj sot që pasi të mbyllet cështja e parë, të gjithë sekretarët e PS do të paraqesin materialin e tyre për të marrë votëbesimin me përjashtim të sekretares së rinisë sepse është shkëputur për një kohë të gjatë për arsye familjare dhe e kemi mirëkuptuar.

Së bashku me sekretarin e përgjithshëm dhe me propozim të tij, unë jam dakord që t’i propozojmë kongresit që të kemi dhe 3 sekretarë të tjerë, një për koordinimin, e kemi pasur në struktura të mëparshme, detyrë që kërkon t’ia delegojë Blerina Gjylametit, një për cështjet zgjedhore që dëshiron t’i besohet Eridjanit që e njihni të gjithë se ka gjithë jetën që është militant i spikatur i luftërave në tryezat e zgjedhjeve dhe një sekretar për emigracionin, detyrë të cilën duam t’ia besojmë Laertit, i cili është edhe shumë i lidhur me zonën andej se ka dhe ritualet e kecave andej”, deklaroi Rama.

Kryeministri propozoi që Kongresi të mblidhej sërish në vjeshtë, ku në fokus të punimeve të jetë llogaridhënia e asaj çka u tha sot.

Rama njoftoi se përveç Kongresit të llogaridhënies, do të mblidhen edhe dytë tjerë: një për arsimin dhe një tjetër për bujqësinë me specialistë të fushave dhe jo vetëm.

“Në Maj ose në Qershor do të bëjmë një kongres për bujqësinë. Në fund të gushtit apo fillim shtatorit do bëjmë një kongres të madh për arsimin. Me specialistë, prindër mësues. Me të gjithë ata që i përkasin arsimit. Për të qenë një hapësirë ku hyjnë  e dalin mendimet. Nuk ka nevojë të jesh socialist për të ardhur në kongresin e PS për Arsimin. Mjafton të jesh individ që i thua mendimet e tua për të mirën e punës”, tha Rama.

“Është e udhës që në vjeshtë të bëjmë një tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me atë çka thamë sot dhe me një periudhë provë për të gjithë. Unë propozoj që ne të nisim punën e zgjedhjeve të kryetarëve të partisë nëpër bashki”, tha Rama.

Të fundit