Flash News

Ditari i Maxhorancës

Letër “sekrete” për anëtarësinë, Rama kritika deputetëve: Si të presim që një kryetari bashkie t’i dalë boja

Letër “sekrete” për anëtarësinë, Rama

Kryeministri Edi Rama kërkoi në Kongres që të ngrihet një mekanizëm i ri që konsiston në marrjen e mendimit dhe opinionit për punën dhe angazhimin e të gjithë anëtarësisë në përmbushjen e detyrimeve dhe programit të partisë.

Rama propozoi që anëtarët përmes një letre sekrete, të japë opinion për të gjithë drejtuesit dhe performancën e institucioneve vendore dhe qendrore.

“Duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit të gjithë anëtarësisë për institucionet vendore dhe qendrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do ftohet të japë opinionin e vet me një fletë sekrete për gjithë drejtuesit dhe performancën e institucioneve në territor. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të zgjedhjeve të saj realizmin e programit”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal në përfshirjen e zyrtarëve në skandale. Rama se nuk mund të presim që kryetarit të një bashkie t’i dalë boja dhe anëtarësia ta marrë vesh kur të përfundojë në burg. Për këtë ai kërkoi që anëtarësia të japë mendimin e vet, opinione të cilat do të diskutohen gjerësisht në Kongresin e llogaridhënies.

Rama pati kritika edhe për drejtuesit e qarqeve dhe deputetët duke shprehur se këta të fundit, zbresin në terren më pak se drejtuesit e qarqeve.

“Si të presim ne që një kryetari bashkie t’i dali boja fare dhe ne ta marrim vesh ose kur përfundon në burg ose kur humbet zgjedhjet. Kjo s’duhet të ndodhi. Përderisa këshillat bashkiakë nuk e luajnë rolin e tyre dhe kjo është përgjegjësi e madhe, janë të konfirmuar komplet atje dhe nga ana tjetër shumë drejtorë të PS, nuk e luajnë rolin e tyre, atëherë duhet të lidhemi direkt me ta. Anëtarësia e partisë duhet të ketë mundësinë të shprehet, e më pas vijmë në kongres dhe diskutojmë rezultatet. Që të mos them se kjo gjë duhet shtrirë edhe përtej anëtarësisë. Cilido që është anëtar partie duhet pyetur se sa i kënaqur është nga kryetari i bashkisë, përfaqësuesit në territor. E dyta, drejtuesit e qarqeve, kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë aspekt. Sigurisht edhe ata duhet të japin llogari në kongresin e llogarive. Partia duhet pyetur edhe për deputetët. Kemi deputetë që shkojnë në territore më pak se shkojnë drejtuesit e qarkut. Me çfarë të drejte?! Për këtë duhet të bëhet llogaridhënia. Të çohen anëtarët, këtu jemi të gjithë të barabartë, s’ka hierarki. Elementi tjetër është partia digjitale. Jemi ende në kohë, kemi ende shumë kohë që po e them. Nuk më rezulton që është kuptuar. Gjithmonë dhe më shumë, gjithçka do të shkojë aty te mroklla dhe gjithnjë dhe më pak do të bëhet në territor. Këtë e kemi diskutuar. Çdo aktivist i PS duhet të jetë dhe aktivist i PS digjital, është në telefon një jetë e tërë mediatike, politike”, deklaroi Rama.

Të fundit