Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiaku i Skraparit rikthen patronazhistët, ‘i premton’ Ramës vota, kryeministri i ndërpret fjalën

Kryebashkiaku i Skraparit rikthen patronazhistët, ‘i premton’

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, në takimin e Ramës me kryetarët e 61 bashkive të vendit ka prekur edhe temën e patronazhistëve.

Gjatë fjalës së tij, Mema ‘i premtoi’ Ramës mbi 4.500 vota dhe jo 3.500 sa fitoi në zgjedhjet e fundit. Mema tha se kjo do të arrihej duke evidentuar në çdo fshat njerëzit me influencë dhe reputacion, punë që në zgjedhjet e fundit vendore e bënë patronazhistët e PS-së.

“Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3 500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS. Ne synojmë që të marrim mbi 4 500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë dhe reputacion. Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha Mema.

Rama ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën kryebashkiakut, pasi minutazhi i tij prej 6 minutash kishte përfunduar.

Të fundit