Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren, por Rama s'i kursen sulmet: Nuk mungoi kafshëria politiko-mediatike

Gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren, por Rama s'i kursen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar 4 orë pas tragjedisë në plazhin e Potumit në Himarë, ku mjeti tip gomone i drejtuar nga një ish-efektiv, goditi për vdekje një 7-vjeçare.

Në një postim në Twitter, Rama i drejtohet mediave dhe politikanëve, teksa i akuzon se e shfrytëzuan rastin në fjalë për sulme ndaj tij. Kryeministri kërkon dënim maksimal për autori si dhe i drejton një thirrje drejtuesve të policisë.

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë! Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit