Flash News

Rajoni

Turqia i bën thirrje Rusisë të ndalojë "operacionin e paligjshëm"

Turqia i bën thirrje Rusisë të ndalojë "operacionin e

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan e ka përshkruar operacionin ushtarak rus kundër Ukrainës si një goditje të rëndë për sigurinë rajonale dhe si një akt të papranueshëm, pasi ai kryesoi një samit të sigurisë për të vlerësuar zhvillimet në vazhdim pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

"Më lejoni të filloj duke thënë se ne e konsiderojmë operacionin e Rusisë kundër Ukrainës si të papranueshëm dhe e refuzojmë atë," tha Erdogan në një takim në Ankar. "Ky sulm, të cilin ne e shohim si shkelje të ligjit ndërkombëtar, është një sulm serioz, goditje paqes dhe stabilitetit.”

Sipas mediave turke, Erdogan bisedoi me presidentin ukrainas Volodmyry Zelensky dhe e siguroi atë se mbështetja e Turqisë për unitetin politik dhe integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojë.

“I kam thënë zotit Zelensky se ne mbështesim luftën e Ukrainës për mbrojtjen e integritetit të saj territorial”, shtoi ai.

“Ne duam që problemet mes këtyre dy vendeve, me të cilat kemi marrëdhënie shumë të mira, të zgjidhen në kuadër të marrëveshjeve të Minskut. Këtë ia thashë edhe zotit [Presidentit rus Vladimir] Putin mbrëmë”, theksoi ai.

Erdoğan dhe Putin patën një bisedë telefonike në fund të 23 shkurtit për të diskutuar situatën.

"Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për mbrojtjen e të gjithëve në Ukrainë, veçanërisht të qytetarëve turq dhe tatarëve,"- tha Erdogan.

Turqia mban samitin e sigurisë

Pas fillimit të operacionit ushtarak të ushtrisë ruse kundër Ukrainës, Erdogan kryesoi një samit të sigurisë me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë më 24 shkurt për të pasur një vlerësim të detajuar mbi zhvillimet dhe për të vendosur se çfarë masash do të merren në kohën e duhur. Nënpresidenti Fuat Oktay, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Yaşar Güler dhe shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT) Hakan Fidan ishin midis pjesëmarrësve.

Një deklaratë e lëshuar pas samitit përsëriti se ky sulm shkel ligjin ndërkombëtar dhe Turqia e sheh atë të papranueshëm. Ai përsëriti se Turqia do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

"Rusia duhet të ndalojë operacionin"

Deklarata e parë nga Ankaraja erdhi nga Ministria e Jashtme turke.

“Ne e konsiderojmë të papranueshëm operacionin ushtarak të nisur nga Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe e refuzojmë atë. Ky sulm, përtej shkatërrimit të marrëveshjeve të Minskut, është një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit tonë dhe të botës”, thuhej në deklaratën e sotme nga Ministria e Jashtme turke.

Të fundit