Flash News

Rajoni

Bullgaria merr vendimin: Nuk hiqet vetoja për RMV, Tirana e gatshme të përparojë drejt BE

 Bullgaria merr vendimin: Nuk hiqet vetoja për RMV, Tirana e gatshme të              

Qëndrimi i Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE mbetet i pandryshuar.

Kështu bëri të ditur Këshilli i Ministrave për BGNES dhe sqaroi se “Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Kuvendit Popullor nga 10 tetori 2019”, përkatësisht se pret që Maqedonia e Veriut t’i përmbahet Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017.

Sipas BGNES, ky është qëndrimi që Bullgaria do të mbrojë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 14 dhjetor 2021 në Bruksel.

Këshilli i Ministrave sqaroi se “për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit vend kandidat mbetet vendimtar. Pala bullgare beson se Shqipëria është e gatshme për të përparuar në rrugën drejt BE-së”.

 

Të fundit