Flash News

Rajoni

Bosnje-Hercegovina ndryshon kurs: Do të bëhemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”

Bosnje-Hercegovina ndryshon kurs: Do të bëhemi pjesë e

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tagetlija, deklaroi se shumë shpejt vendi do të bashkohet me nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Teksa foli nga samiti në Ohër, zyrtari boshnjak tha se mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka konsensus kur bie fjala për nismën, ndërsa shtoi se shkak për këtë është e kaluara dhe ndikimet politike.

Zyrtari i Bosnje-Hercegovinës i bëri ftesë Malit të Zi dhe Kosovës t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”.

"Bosnje-Hercegovina për fat të keq nuk ka konsensus për “Ballkanin e Hapur”. Nuk ka përgjigje pse, nuk ka dhe përgjigje negative, thjesht është një heshtje. Përgjigjja qëndron në sirtarët e atyre që duhet të vendosin. Sipas meje, shkaqet qëndrojnë te e kaluara, por ka pasur dhe ndikime politike të grupeve të caktuara. Në Bosnje-Hercegovinë ka ndikim nga ana e individëve, ambasadave të caktuara, që vlerësojnë se ky vend nuk duhet të jetë ende pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Kur mora ftesën, mendova nëse duhet të vij, dhe nëse po, çfarë të them. Këtu jam për faktin se shumica e njerëzve atje e mbështesin këtë nismë. Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë dhe të pranojmë të gjitha marrëveshjet, në çastin kur miratohet një vendim politik. Këtu jam edhe sepse jam i sigurt që kjo është e mirë për komunitetin e biznesit. Jam i sigurt që “Ballkani i Hapur” mund të potenciojë një zhvillim të rajonit. Bosnje-Hercegovina më vonë apo më herët do të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Besoj se shumë shpejt ky vend do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”, t’i hapim tamam kufijtë", ka thënë Tagetlija. 

Të fundit