Flash News

Rajoni

Ballkani Perëndimor “çelësi” i kontrabandës së armëve: Shqiptarët përdorin dokumente të rreme

Ballkani Perëndimor “çelësi” i kontrabandës

Një raport i Frontex, tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor shërben si pika kryesore e kontrabandës së armëve të zjarrit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas raportit vjetor të agjencisë së kontrollit të kufijve të BE-së, kufiri tokësor me Ballkanin Perëndimor është një nga pikat kufitare më të rrezikuara nga kontrabanda e armëve. Bazuar në raport, pjesa më e madhe e armëve kontrabandohen me makina pasagjerësh.

Shpesh armët e zjarrit vijnë nga vendet e pasluftës, për t’u tregtuar në vende të tjerë të familjes evropiane. Në mesin e kontrabanduesve, janë edhe shqiptarët. Ata, pohon Frontex, përdorim më së shumti dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin drejt BE-së.

“Shtetasit ukrainas (1,521) u bënë kombësia më e zbuluar e të dyshuarve për mashtrim me dokumente në kufirin e jashtëm të BE-së”, thuhet në raportin e Frontex, duke shtuar se dokumentet e falsifikuara më shpesh ishin dokumente shtesë të nevojshme për të kaluar kufijtë gjatë pandemisë COVID-19, si dëshmi e statusit të rregulluar të qëndrimit”, thotë raporti i Frontex.

Ndërsa shtetasit ukrainas, shqiptarë, gjeorgjianë dhe serbë janë ndër ta që tejkalojnë afatin kohor të qëndrimit në një vend të Bashkimit Evropian.

Të fundit