Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Teatri i kukullave i socialistëve, që synon demonizimin e opozitës dhe sfumimin e bllokadës europiane ndaj Edi Ramës

Nga Gent Gaba
Mjegulla e luftës që ka kapluar botën mbarë është një pretekst i mirë për çdo autokrat për të amortizuar krizat e brendshme dhe të jashtme, dhe në kutinë e veglave të Edi Ramës, ky marifet është shfaqur gjatë dhe pas çdo krize. Ashtu ndodhi me rastin e pandemisë, vijoi me luftën në Ukrainë, dhe me të njëjtin instinkt mbijetese, po ndodh edhe me konfliktin në Lindjen e Mesme, ku Edi Rama ka kërkuar një protagonizëm aventuresk, jo për interes kombëtar, por krejtësisht personal. Hyrja e tij skiç në lojën e madhe, si një milingonë në një përplasje mes elefantësh, nuk ishte natyrisht për të ndryshuar balancën e fuqive në konflikt, por për të davaritur me zhurmën e jashtme hallet e tij të brendshme, që nuk janë të pakta.
Në këtë gjatësi valësh duken edhe zhvillimet politike brenda kampit rozë, tallazet që kanë mbushur ekranet dhe portalet, më shumë se si një sfidë ndaj pushtetit të tij autoritar, në një parti që bashkëqeverisë me ish-zëvendëskryeministren e tij të rënë në çarkun e SPAK, kanë nisur të ngjasojnë përditë e më shumë me një shkumë retorike, që nuk adreson, nga ana e “rebelëve”, me akte politike, problemet reale të Shqipërisë, të qeverisur gjatë këtyre 13 viteve nga Edi Rama, edhe me ndihmën dhe firmat e tyre.
Një sfidë e tillë do të duhej të shënjestronte keqqeverisjen, korrupsionin e kudondodhur, e natyrisht thelbin e debatit të ditëve të sotme, që është pengimi i negociatave nga ana e Ramës, për të marrë në mbrojtje Ballukun, duke na lënë në vendnumëro në procesin e integrimit.
Këto teza janë parakushti i çdo sfidanti të Edi Ramës brenda PS-së, pasi do të dëshmonin se veprimi i tyre nuk është diktuar nga interesi personal, apo nga manovra politike për konsumim të brendshëm, por nga urgjenca për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që dëmton palcërisht ambiciet e gjithëpranuara nga shoqëria jonë për avancimin e rrugëtimit europian.
Në të kundërt, ato do të interpretohen në shoqëri si një teatër kukullash për të sfumuar qëndrimet e drejta të opozitës ndaj Ramës dhe qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së, të mishëruara me mosmiratimin e përsëritur të raportit IBAR, që është një shuplakë me 27 yje ndaj kryeministrit dhe partisë që në zgjedhjet e kaluara premtoi integrim dhe mbrojtje të pavarësisë së drejtësisë. Ndërkohë që po prodhon izolim ndërkombëtar për Shqipërinë dhe asfiksim të drejtësisë përmes kartonave të rrëmbyera më 11 maj, në zgjedhje pa garë, siç shënon edhe raporti i ODIHR, që na kujton se fusha e lojës nuk ishte e barabartë dhe kufiri mes partisë në pushtet dhe shtetit ishte inekzistent.
Dhe në këtë rast, promovimi i debateve shterpë nga ana e PS-së, që synojnë devijimin e vëmendjes publike nga atentati që Rama po i bën integrimit dhe drejtësisë, nuk mund të shmangë llogaridhënien me krijimin e një opozite shtëpiake të socialistëve.
Për 13 vite me radhë Edi Rama i ka bërë bisht llogaridhënies. Me hile, fuqi mediatike të blerë dhe lobime korruptive, e ka spostuar qendrën e debatit publik te opozita, por tani që në Shqipëri dhe në Europë është e qartë se ai është koka e peshkut të qelbur, e që me togfjalëshin e lodhur dhe të kontrabanduar në çdo medium të vendit, “fajin e ka Saliu”, nuk po fiton dot amnisti nga keqbërjet e tij, teatri i kukullave në PS duket se nuk e ndihmon dot më.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38