Flash News

KRYESORE

Konflikt interesi në SPAK? Pamela Qirko mbron Ballukun, dikur konfirmoi në detyrë prokurorin që po heton motrën!

Konflikt interesi në SPAK? Pamela Qirko mbron Ballukun, dikur konfirmoi

Në derën e SPAK-ut, përpara se të mbërrinte zv.kryeministrja tashmë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, u shfaq Pamela Qirko – motra e saj dhe sipas të gjitha gjasave avokat mbrojtëse.

Disa minuta më vonë në godinë mbërriti edhe vetë Balluku, e shoqëruar nga dy këshilltarët e saj.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është roli i Pamelës Qirko në këtë proces. Ish-anëtare e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Qirko ka qenë pjesë e panelit që konfirmoi në detyrë prokurorin Dritan Prençi, një nga prokurorët që ka trajtuar dosje në SPAK.

Përfshirja e Pamelës Qirko si avokate e motrës së saj në një proces që përfshin SPAK-un, institucionin ku ajo ka pasur ndikim të mëparshëm institucional, ngre pikëpyetje mbi etikën dhe transparencën e procesit, dhe duket më tepër si një strategji mbrojtjeje se sa kryerje e procedurës standarde.

Pamela Qirko, ka qenë anëtare e trupës gjyqësore që ka konfirmuar në procesin e vetting-ut prokurorin Dritan Prençi. Kjo mund të kthehet në një precedent të konfliktit të interest.

Në praktikë, kjo situatë mund të çojë në: kërkesë për përjashtimin e prokurorit Dritan Prençi nga dosja apo në zvarritje të procedurës për shkak të debatit mbi konfliktin e interest.

 

 

Të fundit