Flash News

KRYESORE

Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme

Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme

Çmenduria e aksionit për të goditur, kinse, abuzimet me faturat tatimore kulmoi me një rast që vjen nga qyteti i Sarandës.

Bardha, një shitëse e vjetër e erëzave, është gati të akuzohet për evazion fiskal nga vetë drejtori i Departamentit të Bujqësisë në Bashkinë Sarandë, Muçi – i cili, përveçse në aksion, tashmë është edhe në qarkullim të lirë si “meme” në rrjetet sociale.

Muçi, me vrullin e një zyrtari që ka marrë urdhër të prerë nga lart, u shfaq në treg përballë Bardhës, duke i kërkuar faturë tatimore dhe certifikatë origjine për… rigonin. Po, për rigonin që Bardha e mbledh vetë në mal.

E ndërsa shitësja i shpjegonte se “furnizuesi” i rigonit është vetë mali dhe se natyra nuk lëshon kupon, Muçi nuk u tërhoq. “Sot është dita e fundit që vij normal. Nesër do sekuestrohen”, u dëgjua të thotë ai, në një deklaratë që tashmë është bërë legjendë e rrjeteve.

Por aksioni nuk shkoi pa rezultat. Drejtori i Sarandës doli nga tregu pa asnjë rigon të konfiskuar, por me famë të padiskutueshme në TikTok dhe Instagram.

Muçi është kthyer në figurën më virale, ndërsa komentet që vërshojnë mbi videon janë një miks humori, dhe ironie.

Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme

Sidoqoftë, duket se Muçi do të rikthehet te Bardha. Sepse në Shqipërinë e aksioneve spektakolare, askush nuk i shpëton llogaridhënies – as rigoni pa kupon.

Të fundit