Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Ahmetaj”/ Partia Demokratike kërkesë për debat publik në parlament, Nikollës

Çështja “Ahmetaj”/ Partia Demokratike kërkesë

Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për mocion për debat publik në parlament kryeparlamentares Lindita Nikollës.

Në kërkesën drejtuat Nikollës thuhet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Teksa në kërkesën e SPAK kërkohej dhe autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, deputetët demokratë shprehen se kjo aferë është aq e madhe sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe Ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe Kryeministri.

 “Në datë 7 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish zëvendës kryeministrit, ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.

 Arben Ahmetaj akuzohet për:

 "Mosdeklarim apo fshehje të pasurive", "Korrupsion pasiv" si dhe

 "Pastrim parash"

 Në kërkesën e SPAK theksohet se kërkohet autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit.

 Kjo dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe Ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe Kryeministri.

 Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT në Kuvend, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

 Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e deputetëve demokrat.

  kerkesape?rmocionmedebat20.7.2023(2)

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit