Flash News

KRYESORE

Ekselenti me aftësi ndryshe rrëfen në Politiko: Një ashensor privon ëndrrën time për të ardhmen

Ekselenti me aftësi ndryshe rrëfen në Politiko: Një ashensor

Anxhelo Duhanxhiu mund të cilësohet padyshim si maturanti i vitit. Jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera, por edhe për emocionet që i falën miqtë në mbrëmjen e maturës.

Pamjet u bënë virale, teksa i riu nga Elbasani me aftësi ndryshe, kërcen mes shokëve, ndonëse lëviz vetëm me karrige me rrota.

Po kush është Anxhelo, djali i rritur në pamundësi për të vrapuar pas jetës, po që ka ditur si të gjejë lumturinë në gjëra të vogla.

"Politiko.al" ka biseduar me të riun, i cili nuk ngurroi të na rrëfejë vështirësitë, synimet dhe ëndrrat për të ardhmen.

Si fillim na tregoni pak për veten!

Anxhelo Duhanxhiu: Unë jam Anxhelo Duhanxhio, vi nga Elbasani, jam 20 vjeç, kam studiuar për informatikë.

Si ka qenë marrdhënia juaj me bashkëmoshatarët?

Anxhelo Duhanxhiu: Në fillim afrimiteti im me miqtë dhe të tjerët nuk ka qenë i lehtë. Por më pas u afrova pasi ato më dhanë shumë dashuri, gjë që unë nuk e prisja fare.

Ata kanë qenë shumë suportues për mua, më kanë dhuruar shumë dashuri. Në fillim  kisha dy tre miq por pastaj mu afruan të gjithë i njoha të gjithë.

Jeni hasur me bullizëm në shkollë?

Anxhelo Duhanxhiu: Nuk kam hasur bullizim nga shokët e klasës, më konsiderojnë si vëlla.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha të jetësës në karrocë?

Anxhelo Duhanxhiu: Has vështirësi kudo, sepse kudo që hipi unë nuk ka rampa për njerëzit me aftësi ndryshe. Kudo që dua të shkoj me duhet ndihmë.

Tani që mbaruat gjimanzin, për çfarë deshironi të studioni?

Anxhelo Duhanxhiu: Tani qe mbaroi gjimnazi unë u mërzita pak, se ndjeva fare si mbaroi. Unë dua të futem në fakultet, por të gjitha janë me shkallë dhe nuk kanë ashensor. Kështu që do të futem te fakulteti pranë shtëpisë për Ekonomi turizëm.

Si u ndjet kur pe që videoja jote duke kërcyer në maturë u bë virale?

Anxhelo Duhanxhiu: Unë jamë tip i turpshëm por kur mora vesh që videoja ime, ishte bërë virale u lumturova shumë.

E mbyllim me dëshirat dhe pasionet tuaja dhe një mesazh për bashkëmoshatarët.

Anxhelo Duhanxhiu: Dëshira ime është të jem sa më shumë aktiv, dhe të bëhem një dizajnues dhe programues shumë i mirë. Ndërsa këshilla për bashkëmoshatarët është që kurrë të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe mos i diferenconi të tjerët se mund të jetë pak më ndryshe se ju.

Intervistoi: Elva Kurti

Të fundit