Flash News

KRYESORE

“Asnjë kalë Troje në BE”/ A ishte reagimi i Marta Kos një sinjal për Ramën?

“Asnjë kalë Troje në BE”/ A ishte reagimi i Marta Kos

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka shpërndarë një mesazh për vendet të cilat synojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.

Në reagimin e bërë në platformën “X”, Kos shkruan se vendet që synojnë anëtarësimin në BE duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme.

Kos shprehet se nuk ka rrugë të shkurtra në reforma, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të tyre në procesin e integrimit.

“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”, shkruan Kos.

Mesazhi i Komisioneres vjen pasi vendimi i Kuvendit për Ballukun ka ngjallur debate të forta mbi pavarësinë e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit në vend.

Në këtë kontekst, mesazhi i Kos shihet si një thirrje e qartë për institucionet shqiptare, që të garantojnë funksionimin e drejtësisë pa pengesa politike dhe të forcojnë reformat e domosdoshme për të plotësuar kushtet e integrimit europian.

Të fundit