Flash News

Kosova

“The Sunday Times” shkruan për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Heronjtë e Kosovës që akuzohen për krime lufte

“The Sunday Times” shkruan për gjyqin ndaj ish-krerëve

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon akoma dhe nuk dihet se kur do të jepet vendimi final, por ndërkohë kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.

Gazeta britanike “The Sunday Time”, i ka kushtuar një artikull procesit gjyqësor, ku bën një kronologji të ngjarjeve që nga viti 1999.

Gjithçka fillon me faktin se intervenimi i NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999 ishte definuar si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.

Në artikull përmenden dhe disa udhëheqës të njohur britanikë dhe amerikanë, si ish-kryeministri Tony Blair dhe ish presidenti Bill Clinton, të cilët janë nderuar si heronj në Prishtinë.

Në këtë rast, përmendet statuja e  Clintonit në “Bulevardin Bill Clinton” dhe me pagëzimi i fëmijëve kosovarë me emrin “Tonibler”.

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”, -shkruan “The Sunday Times”.

Në artikull përmendet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për “The Sunday Times”, ka thënë se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s.

Pas publikimit të këtij artikulli, të njëjtin e ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Kryeministri Kurti, duke njoftuar se ka pasur bisedë me autorin e tij, gazetarin Mattheë Campbell. Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.

“Është kënaqësi të flas me Matthew Campbell për artikullin e sotëm. Diskutuam për mirënjohjen e Kosovës ndaj Britanisë së Madh, për rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.

Në vazhdimësi gazeta rikujton se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kurrë.

Të fundit