Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tensionet në veri, BE heq nga axhenda liberalizimin e vizave për Kosovën
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në janar të vitit2024, është hequr nga axhenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së.
Radio Evropa e Lirë njofton se heqja e propozimit nga axhenda ëhstë bërë për arsye politike dhe për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës.
"Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it, trupi i ambasadorëve, nuk është ideale", tha presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.
Diskutimi mbi propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën do të mbahet më 30 qershor.
Situata në veri të Kosovës ëhstë e tensionuar për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për të nisur procesin e regjistrimit të makinave që kanë targa ilegale serbe.
Kurti vendosi ta shtyjë afatin me 48 orë, afat që skadon sot.