Flash News

Kosova

Kosova shtyu zbatimin e reciprocitetit, serbët largojnë barrikadat nga veriu

Kosova shtyu zbatimin e reciprocitetit, serbët largojnë barrikadat nga

Qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës, serbët kanë filluar tërheqjen e barrikadave në veri. Rruga drejt pikave kufitare është zhbllokuar dhe ka nisur qarkullimi i mjeteve.

“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vendimi parashikon lëshimin e dokumente të lëshuara nga autoritetet e Kosovës sapo hyn brenda territorit, për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Të fundit