Flash News

Kosova

“BE do të marrë masa”, Borrell: Kosova të shpallë zgjedhjet e reja në veri

“BE do të marrë masa”, Borrell: Kosova të

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell deklaroi se shtetet anëtare të BE-së do të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensiohet situata.

Në një konferencë për media pas takimit me ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, Borrell ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje.

Shtetet anëtare për këtë çështje janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të mbështesin punën tonë”, ka thënë Borrell.

Sipas tij, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar kushtete e  dialogut.

Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor.

Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell.

 

Të fundit