Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Shqipëri, fushata e dominuar nga gjuha e ashpër e udhëheqësve partiakë

Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore e cila mbyllet ditën e nesërme, u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Ndërsa kandidatët në garën për 61 bashkitë e vendit zhvilluan takime të shpeshta me qytetarët, duke u ndalur kryesisht në problemet lokale, ligjërimi i drejtuesve politikë, i ngjau më së shumti, një beteje për frenat e qeverisjes qendrore, se sa të qyteteve e fshatrave të vendit.
Në hapje të fushatës, kryeministri Rama deklaroi se partia e tij dhe kandidatët për bashkitë dhe këshillat bashkiakë, do të duhet të merreshin sa më pak me kundërshtarët politikë e të shmangnin, siç u shpreh, "ndotjen gjuhësore dhe atë vizuale", me një prani të reduktuar të posterave dhe sloganeve nëpër rrugët e qyteteve.
Në fakt, posterat e parë që u shfaqën menjëherë më pas, ishin ato të kryeministrit, shoqëruar me foto bardhë e zi të kundërshtarëve të tij, Berisha e Meta, me mbishkrimin "Kurrë më mbrapa".
Epitetet denigruese ndaj të dyve zunë një vend kryesor në fjalimet e zoti Rama gjatë fushatës. “A e kuptojnë këta të djathtë që ky njeri, bashkë me floririn se këta janë një, Salike floriri i them unë? A e kuptojnë këta që Salikja është një turp?”, u shpreh zoti Rama gjatë një mitingu në Sarandë pak ditë më parë.
Të njejtën qasje, shpesh dhe me tone përçmuese, kryeministri e ka mbajtur dhe ndaj kandidatëve të koalicionit "Bashkë fitojmë", duke i cilësuar ata thjesht si maska të drejtuesve të tyre: “Këta kandidatët e faqes së zezë dhe të Like floririt janë si ata violinistët e Titanikut që i binin veglave kur po zhytej anija poshtë”
Nga ana e tyre, si zoti Berisha dhe zoti Meta i kanë mëshuar akuzave për korrupsion të kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi, sipas tyre. Edhe ndaj përfaqësuesve socialistë në garë, qëndrimi ka qenë i ngjashëm: “Ku janë kandidatët e Edi Ramës? Bodrumeve, nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë. Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku”, deklaroi zoti Berisha gjatë një mitingu, dje pasdite në Durrës.
Koalicioni "Bashkë fitojmë", formacioni më i madh opozitar, është përpjekur të joshë mbështetësit e vet, me idenë se një fitore në këto zgjedhje do t’i shkurtonte ditët edhe qeverisë.“14 maji do të jetë gjithashtu dhe dita në të cilën ne vendosim për ti dhënë duart kësaj qeverie në vjeshtën që vjen. Ju garantoj se Edi Rama nuk mund të qëndrojë kurrë më gjatë në pushtet”, u shpreh zoti Berisha pak ditë më parë në Gjirokastër.
Edhe sipas zotit Meta, pjesmarrje në zgjedhjet e së dielës do t’i bënte qytetarët “pjesë e një përmbysje, që fillon në 14 maj, të regjimit të korrupsioni absolut siç ishte ai për shkak të monizmit absolut në 61 bashkitë dhe këshillat vendore të vendit tonë, për të filluar transparencën absolute që është interesi i çdo qytetari që jeton në këtë vend".
Zoti Berisha u detyrua të strehohet në koalicionin "Bashkë fitojmë", të drejtuar nga zoti Meta, pasi vendimi i Gjykatës së Apelit la të pazgjidhur debatin për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike, i cili për rrjedhojë është ende në duart e grupimit të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj. I papërgatitur në kohë për zgjedhjet e 14 majit, dhe i dëmtuar nga përplasjet e brendshme ky grupim u përfshi në garë me një numër të kufizuar kandidatësh për kryetarë të bashkive, duke synuar më së shumti përfaqësimin në këshillat bashkiakë.
Për zotin Alibeaj këto zgjedhje janë një përplasje e dyfishtë, nga njëra anë me socialistët në pushtet dhe nga ana tjetër me koalicionin Berisha-Meta, që sipas tij nuk përfaqësojnë opozitën reale të vendit. “Shqiptarët masivisht janë kundër berishizmit dhe kërkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramën. po aq me pak Berishën dhe Metën. Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama, Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu”.
Fragmentarizimi i së djathtës shihet si një avantazh për socialistët të cilët 4 vitet e fundit drejtuan të gjitha bashkitë e vendit, falë bojkotit të opozitës në zjedhjet e 2019.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38