Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis asgjësimi i të dhënave të 25 Prillit, dakordësi për votim elektronik në Vorë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis asgjësimi i të dhënave të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot shkarkimin e të dhënave të zgjedhësve elektronik të përdorura në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se ky proces mund të zgjasë deri në 10 ditë duke garantuar se janë marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe të mos përvetësohen nga një palë e tretë, sikurse ndodhi më 25 prill me patronazhistët.

“Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe më pas ky proces  do vijojë me asgjësimin e të dhënave në server. Kjo mund të përfundojë për 10 ditë. Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave. Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë", tha Celibashi.

Celibashi u shpreh se ka pasur një dakordësi nga ana e partive politike që procesi i votimit në bashkinë e Vorës të realizohet elektronikisht. Ai shtoi se partitë do të marrin fonde për zgjedhjet, por përcaktimi i vlerës së fondit i cakton Kuvendit.

"Kemi patur dakordësinë nga partitë kryesore politike mbi përdorimin e sistemit ët votimit elektronik në bashkinë e Vorës. Partitë do të marrin fonde për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kemi bërë të gjitha proceduar dhe i mbetet Kuvendit për të përcaktua fondin, vlerën e fondit dhe modalitetin e shpërndarjes", tha ai.

Kujtojmë se sot është afati i fundit i regjistrimit të subjekteve politike për të garuar në zgjedhjet e 25 Prillit. Teksa Rama, me përjashtim të Lushnjes, dhe Berisha kanë përcaktuar kandidatët që do të garojnë më 6 mars, Basha nuk i ka shpallur ende.

Të fundit