Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zgjedhjet e 6 marsit me kosto 180 mln lekë, Celibashi: Janë 940 qendra votimi, qëllim votimi elektronik në Vorë
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediet ka komunikuar disa informacione lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale më 6 mars.
Celibashi deklaroi se është duke u punuar për të aplikuar identifikimin elektronik të zgjedhësve, çka do të vendoset edhe në konsultim me partitë politike. Teksa dha detaje për KZAZ-të në secilën nga 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet, Celibashi shtoi se kostoja e këtyre zgjedhjeve shkon në 180 milionë lekë.
"Për Bashkinë e Dibrës ka një KZAZ të cilën zhvillohen zgjedhjet. Në 2021 kanë qenë 56 mijë e 642 zgjedhës të regjistruar. Janë 101 QV në të cilat do të votohet në bashkinë Dibër më 6 mars. Në Shkodër janë 4 KZAZ të cilat do të administrojnë procesin zgjedhor në këtë bashki. Në zgjedhjet e 2021 kanë qenë 166983 zgjedhës në listën e zgjedhësve, janë 250 QV. Në Vorë është një KZAZ, janë 44 QV në të cilat do të votohet. Në 2021 kanë qenë 30053 zgjedhës. Në bashkinë e Rrogozhinës ka një KZAZ, 53 QV, kanë qenë 31996 zgjedhës më listën e zgjedhësve më 25 prill. Në Bashkinë Lushnjë kemi 2 KZAZ, 157 Qendra Votimi në të cilat do të votohet. Kanë qenë të regjistruar 104249 zgjedhës në zgjedhjet e 2021. Në Durrës kemi 4 KZAZ, janë 335 QV në të cilat do të votohet. Zgjedhës të regjistruar kanë qenë 258633. Në total janë 13 KZAZ, 940 QV në të cilat do të votohet më 6 mars. Janë rreth 180 mln lekë kostoja e këtyre zgjedhjeve. Po punojmë që dhe për këto zgjedhje të aplikohet sistemi elektronik i identifikimit të zgjedhësve", deklaroi Celibashi.
I pyetur se cilin njeh si kreun e PD-së, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, Celibashi u shpreh se kjo do të shihet në momentin kur do të paraqiten kërkesat për regjistrim.
"Deri në momentin që flasim nuk kemi komunikim me asnjë parti politike apo grupim politik. Në momentin që do të paraqiten kërkesat për regjistrim të partive politike, do të jetë përgjigjia e pyetjes suaj", tha Celibashi.
Kreu i KQZ-së sqaroi se afatet për zgjedhjet e pjesshme përcaktohen në raport me kohën që iu ofrohet në dispozicion, si edhe hapësirat që i lejojnë subjektet të kryejnë procedurat e nevojshme.
"Afatet në rastin e zgjedhjeve të pjesshme janë të ndryshme nga afati i zgjedhjeve të përgjithshme, dhe i përcakton KQZ-ja në raport me kohën që ka në dispozicion dhe interesin që kanë partitë politike. Do të konsultohet edhe me partitë politike për të vendosur afate që për aq sa është e mundur iu krijon atyre mundësi proceduriale si subjekteve por edhe të kadindatëve", tha Celibashi.
Kreu i KQZ-së tha se qëllimi është vendosja e sistemit elektronik në Bashkinë e Vorës, megjithatë do të ketë një komunikm me partitë politike për të dhënë një vendim përfundimtar.
"E para mbetet koha se janë 6 bashki me një numër të madh qendrash votimi në total. Nga 5.199 qendra votimi në total që patëm në zgjedhjet e 25 Prillit, ne tashmë kemi në total 950 që janë pak a shumë 1/5. Praktikisht KQZ duhet të organizojë 1/5 e zgjedhjeve të 25 Prillit në një kohë prej më pak se 1 muaj e 15 ditë. I vetmi problem është aplikimi i sistemit të identifikimit elektronik. Ka qëlluar që ne duhet të përgatisim gjithë sistemin përfshirë dhe pajisjen kur janë të ngarkuara me të dhënat e zgjedhjeve të 25 Prillit, e kishim parashikuar që asgjësimi i të dhënave biometrike dhe të dhënave personale të bëheshin gjatë muajit shkurt. Do të ulemi me partitë për çështjen e mundësisë së aplikimit elektronik në Bashkinë Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë. Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë", deklaroi Celibashi.