Flash News

E-TJERA

"S'ka parti me dy emra", Celibashi tregon si do të regjistrohet PD-ja më maj

"S'ka parti me dy emra", Celibashi tregon si do të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur sot anëtarin e 7 të KZAZ-ve, i cili do të jetë i Partisë Demokratike.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli edhe lidhur me çështjen e PD-së e cila ende është lënë pezull në Gjykatën e Apelit, pas ankimimeve të dy palëve për statusin e partisë.

I pyetur se cilën PD do të njohë KQZ-ja, Celibashi u shpreh se do të mbështesë vendimin që do të shpallë gjykata. AI tha se nuk mund të ketë parti me dy emra, dhe se legjitimiteti do të vlerësohet në bazë të vendimit të Apelit.

“Jo vetëm në dijeninë time por logjikisht ka një PD që ka edhe emrin. Nuk mund të ketë dy parti me të njëjtin emër. I presim propozimet për anëtarët të KZAZ nga PD. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që do i paraqesë këto propozime. Do duhet të ketë autorizimin nga partia politike. Vlerësimi nëse autorizimi ekziston dhe nëse është lëshuar nga drejtuesi i Partisë Demokratike.

Ne kemi komunikim institucional me Partinë Demokratike. Përfaqësues të PD në KQZ është zoti Marash Logu dhe Indrit Sefa. Në kuadër të komunikimeve qoftë edhe të karakterit profesional kemi komunikime me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë. Do ta them edhe njëherë që shpresoj të jetë e qartë. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacionin në KQZ nëse ka apo jo tagrin për të sjellë në emër të PD kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD Logu dhe Sefa. Do jenë këta nesër apo pasnesër nuk e them dot por autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

 Kur të vijë një kërkesë edhe për regjistrimin e Partisë Demokratike do vlerësojmë legjitimitetin e atij që sjell dokumentin. Për nevojën për të qartësuar duhet të kuptojmë që kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ se kush është organi që përfaqëson një parti politike. Është një institucion tjetër. Do vlerësojmë kur të kemi këto kërkesa bazuar në një dokumentacion që nuk e prodhon KQZ”, deklaroi ai.

Të fundit