Flash News

E-TJERA

Zëvendëson Imerajn, Arens Çela emërohet në krye të Prokurorisë së Tiranës

Zëvendëson Imerajn, Arens Çela emërohet në krye

Arens Çela do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Tiranës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot të mandatojë për një periudhë 3-vjeçare Çelën në krye të Prokurorisë.

Çela u caktua në prill të vitit të kaluar si zëvendësues në Prokurorisë e Tiranës, pas shkarkimit të Elizabeta Imerajt nga KPA. Imeraj u shkarkua me argumentin se u konstatuan probleme në tre komponentët  e vlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Kush është Arens Çela?

Arens Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, Çela ka drejtuar Prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në janar të 2020-ës, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme. Çela është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.

Të fundit