Flash News

E-TJERA

Vrasja e Arian Gosës, del foto e autorit 30 minuta para ngjarjes, mjeti me të cilin dyshohet se lëvizte

Vrasja e Arian Gosës, del foto e autorit 30 minuta para ngjarjes, mjeti me

Habib Rexha është autori i vrasjes së Arian Gosës, mesditën e djeshme në Kavajë. Gosa u qëllua me një plumb në kokë nga Rexha, teksa ndodhej në një lokal bashkë me të atin.

Autori i ngjarjes, Habib Rexha, dyshohet se ka lëvizur me një mjet tip Volswagen gri ditën e krimit.

Vrasja e Arian Gosës, del foto e autorit 30 minuta para ngjarjes, mjeti me
Mjeti me të cilin dyshohet se lëvizte autori

Po ashtu, nga një foto e siguruar 30 minuta para ngjarjes, shihet se Rexha ka lëvizur me një kostum sportiv dhe kapuç në kokë.

Vrasja e Arian Gosës, del foto e autorit 30 minuta para ngjarjes, mjeti me
Habib Rexha 30 minuta para vrasjes

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi në muajin mars Sali Altin Rexha dhe Armand alias Edmond Gosa mbetën të vrarë pas një konflikti me njëri-tjetrin. Gosa dhe Rexha u takuan për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por përfundoi me vrasjen e të dyve.

Të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Të fundit