Flash News

E-TJERA

Von Cramen: Samiti i BE ishte një dështim i plotë, sinjal katastrofik për Ballkanin Perëndimor

Von Cramen: Samiti i BE ishte një dështim i plotë, sinjal

Eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon e ka cilësuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor një dështim të plotë.

Teksa foli për Euractiv, Von Cramon tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa u shpreh se Bruksel kërkoi praninë e të gjashtë vendeve të BP në samit, por në fund i largoi pa iu dhënë asgjë.

“Ky samit për Ballkanin Perëndimor ishte një dështim i plotë. Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht i zhgënjyer dhe kur Komisioni e quante veten një komision gjeopolitik, hajde, kjo është një shaka. Shikoni: Ata i lanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë, dhe nuk u kanë dhënë asgjë, nuk kanë dorëzuar asgjë. As Bosnja nuk ka marrë statusin e kandidatit, më keq akoma, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën negociatat e pranimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet tash e katër vjet. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Ka vetëm një person të lumtur nga kjo situatë, dhe ky është Kremlini”, tha Von Cramon.

 

Të fundit