Flash News

E-TJERA

Video-skandali në zyrën e bashkisë, SPAK po heton Gjicin për shpërdorim detyre

Video-skandali në zyrën e bashkisë, SPAK po heton Gjicin për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po heton ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” as publikimit të videos erotike nga zyra e bashkisë.

Burime pranë SPAK thonë se pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale për Gjicin mund të ndryshojë.

Vajza e cila shfaqet në video me Gjicin është e parë e cila do të duhet të rrëfejë njohjen me ish-kryebashkiakun dhe rolin që ka pasur në bashki. Nëse vajza në fjalë e identifikuar nga autoritetet tregon se ka qenë vartëse e Gjicit, pozitat e këtij të fundit do të ndryshojnë.

Hetime po kryhen edhe për rrethanat në të cilin është kryer filmimi, për qëllimin dhe për arsyet e publikimit të videos. Nga të dhënat e deritanishme që vijnë nga hetimet, mësohet se kamera që ka xhiruar momentin është vendosur në çantën e vajzës.

Pas publikimit të videos erotike, Safet Gjici njoftoi dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut. Disa minuta më vonë qeveria firmosi shkarkimin e Gjicit.

Të fundit